Dhembje e lot në Jabllanicë, u jepet lamtumira e fundit tre të miturve që vdiqën tragjikisht

Aktuale

Dhembje e lot në Jabllanicë, u jepet lamtumira e fundit tre të miturve që vdiqën tragjikisht

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 07:11 Përditësuar në ora: 15:16 më 03.02.2025
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Ëndrrat e tyre mbetën në gjysmë”, përlot shoku në ceremoninë e varrimit të tre të miturve në Jabllanicë

Në ceremoninë e varrimit të tre të miturve Ideal Rama (14 vjeç), Veton Morina (15 vjeç), dhe Ramë Mehmetaj (15 vjeç), të cilët humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës, morën pjesë shumë njerëz, figura politike, por edhe shokë dhe shoqe të klasës së të miturve.

Njëri nga shokët e tyre, i përlotur, ka shprehur dhimbjen për humbjen e tre bashkëmoshatarëve.

“Me zemrat e pikëlluara dhe dhimbje të thellë, shokët dhe shoqet e klasës së Idealit dhe Ramës ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për dhimbjen tragjike”.

Të trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të shokëve tanë në lulen e rinisë, kishim nevojë për buzëqeshjen e tyre në shkollë, për lojën dhe ngrohtësinë që dinin të na ofronin”.

Lajmi na ka tronditur pa masë, duke na lënë një boshllëk të madh në klasën tonë dhe në jetët tona”.

Ëndërrat e Idealit, Ramës, dhe Vetonit, duhej të vazhdonin të jetonin dhe shtegtonin me buzëqeshjen e tyre të ngrohtë drejt mësimeve të reja, njohurive të reja, së bashku me shoqërinë, por ja që ëndërrat e tyre u ndalen në gjysmë, dhe nuk do jenë në mesin tonë”, u shpreh ai.

Nis ceremonia e varrimit të tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë

Ka nisur ceremonia e varrimit të tre të miturve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.

Në varrim po marrin qindra qytetarë për të ngushëlluar familjarët pas humbjes tragjike.

Po ashtu në varrim po marrin pjesë edhe shumë figura politike.

Figurat e njohura politike marrin pjesë në varrimin e tre të miturve në Jabllanicë

Sot varrosen Ideal Rama, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, të miturit që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës të shtunën pasdite.

Në ceremoninë mortore po marrin pjesë mijëra njerëz, e në mesin e tyre edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Daut Haradinaj

------------------

Mbrëmja e së shtunës tronditi Jabllanicën e Gjakovës. Kjo pasi tre fëmijë mbetën të vdekur, një i moshës 13-vjeçare, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar.

Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen sot në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00.

Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë se largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.

Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat