“Janë vetëm propagandë”, pensionistët nuk besojnë në rritjen e pensioneve

Aktuale

“Janë vetëm propagandë”, pensionistët nuk besojnë në rritjen e pensioneve

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

“Për 70% do t’i rris pensionet bazike”

Ky është premtimi që dha për pensionistët kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

E premtime të ngjashme për këtë kategori  kanë dhe kandidatët e partive tjera politike, LVV dhe AAK-Nisma.

“Secila gjyshe ose secili gjysh pensionist që përkujdeset për mbesa dhe nipa  13 deri 36 muaj kur prindërit punojnë do të marrin edhe 100 euro shtesë për çdo muaj mbi pensionin ekzistues”, premtoi Kurti

“Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro”, është premtimi i Ramush Haradinaj

Mirëpo këto premtime duket se nuk po i besojnë pensionistët.

“Nuk ka mundësi, ato janë vetëm propaganda, ato janë vetëm mos të them rrena e propaganda. Propaganda është shumë e keqe sepse nuk munden me i plotësu edhe Kurti, deshi me bë më shumë por, kur u përball me realitetin e pa që nuk mundet më shumë sesa që ka bë”, thotë Izet Zhuja  – pensionist.

Ndërsa pensionisti Shyqyri Kryeziu është skeptik në atë se çfarë pret nga këto zgjedhje.

“Një herë për njëherë qysh janë ka shkojnë kurgjo nuk presim, por fjalën e deri tash më së miri që e ka bo punën është Albin Kurti. 00:26 – 00:32Kurgjo hiç vallahin për ty jo, për neve këtu pak ka punuar, jo për ty por për askënd s’ka punu”, shprehet Shyqyri Kryeziu, pensionist.

E pak më optimist është pensionisti Zymer Marmori.

“Kanë punuar njerëzit pensionist 30 e më shumë vite janë dal me 100 euro ose mjekët me 100 euro është dal. Është dashur të hiqet kriteri 15 vite duhet me i pas deri më 1 janar në 1999. Duhet me e bërë pensionimin shkallë – shkallë.

Rritja e fundit e pensioneve u bë në tetor të vitit të kaluar, për 20%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat