​Stavileci: Po ndodh rikthimi i madh i PDK-së

Aktuale

​Stavileci: Po ndodh rikthimi i madh i PDK-së

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 14:04
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, ka thënë se qytetarët po e mbështesin fuqishëm vizionin për një Kosovë më të mirë.

Ai tha se në bazë të mobilizimit që po shohin në teren, PDK-ja po merr vendin që i takon dhe se po ndodh rikthimi i madh i kësaj partie.

Stavileci në konferencë për medie të hënën tha se deri tani në fushatë zgjedhore kanë zhvilluar mbi 2000 mijë takime me qytetarë, anë e mbanë Kosovës.

“Në këto javë kemi zhvilluar mbi 2000 mijë takime në çdo anë të Kosovës. Një gjë është e sigurt, qytetarët duan punë dhe rezultate, zotime të qëndrueshme dhe vepra konkrete. Ata e dinë se kush është Bedri Hamza dhe fjala e tij për ta ka peshë të madhe. Çdo premtim që bën e çon deri në fund. Është një garanci qytetare dhe morale. E kanë parë në punë, e kanë parë të ndërtoi, të zhvillojë dhe transformojë. Prandaj qytetarët po e mbështesin fuqishëm vizionin për një Kosovë më të mirë. Sot me kënaqësi mund të themi se numrat tanë janë në rritje, çdo ditë, çdo orë dhe çdo takim na ka dhënë më shumë fuqi, frymëzim dhe jetë. Mobilizimi që po shohim sot është një rikthim i madh, një forcë që po e merr vendin që i takon”, tha ai.

Sipas tij, 9 shkurti është ditë ku do të vendoset mes stagnimit apo zhvillimit, që sipas tij këtë të fundit e përfaqëson PDK-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat