U jepet lamtumira e fundit tre të miturve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë
U është dhënë lamtumira e fundit tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.
Shkak i vdekjes së tyre u bë shembja e një objekti të pabanuar.
Ideal Rama, 14 vjeç, Veton Morina dhe Ramë Mehmetaj 15 vjeç, u varrosën në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë).
Në varrimin e tyre morën pjesë qindra njerëz, mes tyre edhe figura të njohura politike si Ardian Gjini, Anton Quni e Daut Haradinaj.
Të veshur në të bardha emocionojnë shokët dhe shoqet e tre djemve
Ka nisur ceremonia e varrimit të tre të miturve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.
Ajo që bie në sy është veshja e shokëve dhe shoqeve të tre të miturve, të cilët janë veshur me uniformat e bardha të shkollës, duke shprehur një ndjenjë të thellë dhimbjeje dhe respekti.
Në ceremoni po marrin pjesë edhe shumë njerëz dhe personalitete të njohura politike, që shprehin ngushëllimet e tyre për humbjen e rëndë.
Figurat e njohura politike marrin pjesë në varrimin e tre të miturve në Jabllanicë
Sot varrosen Ideal Rama, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, të miturit që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës të shtunën pasdite.
Në ceremoninë mortore po marrin pjesë mijëra njerëz, e në mesin e tyre edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe Daut Haradinaj.
Nis ceremonia e varrimit të tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë
Ka nisur ceremonia e varrimit të tre të miturve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.
Por si ndodhi ngjarja?
Gjakova dhe Kosova u trondit nga një tragjedi që ka ndodhur të shtunën në Jabllanicë të Gjakovës.
Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë, duke zënë tre fëmijë që ndodheshin në të. Për fat të keq tre fëmijët kanë humbur jetën.