Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së me partnerë e koalicionit, ka thënë se Drenasi me planet konkrete do transformohet në një qendër ekonomike zhvillimi.
Në një dedikim të tij nga tubimi elektoral, Haradinaj u shpreh se furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë, do jetë realitet për gjithë qytetarët e kësaj komune.
”KOHA ME IA KTHY TË MIRAT DRENICËS – KOSOVA FITUESE 137
Drenasi meriton më shumë dhe do të marrë më shumë! Rruga me 4 korsi Drenas-Skenderaj do të përfundojë.
Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë do të jetë realitet për të gjithë qytetarët e Drenasit. Do të ndërtojmë çerdhe publike, që secilit fëmijë t’i ipet mundësia e arsimit parashkollor.
Stadiumi i ri dhe Parku i dytë i Biznesit në Korroticë do ta transformojnë Drenasin në qendër të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Me Kosovën Fituese 137, asnjë pagë nuk do të jetë nën 1000 euro dhe asnjë pension nën 500 euro.
Do të ulim çmimin e energjisë për 20% dhe do të trefishojmë subvencionet për bujqit.
Çlirimtarët do të marrin pension pa shkëputje nga puna.
Punëkërkuesit do të kenë mbështetje financiare deri në punësim.
Sistemi shëndetësor do të reformohet tërësisht.
Çdo student do të ketë bursë, ndërsa të rinjtë që nisin biznes do të marrin grante pa kthim.
Anëtarësimi ynë direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me ShBA-të dhe BE-në janë çelësi i zhvillimit dhe prosperitetit të vendit tonë.
Për Kosovën Fituese 137”.