Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i qartë për të vendosur tarifa edhe për Bashkimin Evropian, pasi vendet europiane sipas tij, po përfitojnë nga SHBA
“Ne blejmë gjithçka prej tyre dhe ata asgjë prej nesh”,- tha Trump.
Armen Halimi ka dhënë një mendim sa i përket kësaj çështje që do ta përfshijë botën.
Ai ka thënë se vendimet e Trumpit lënë të kuptohet se ne nuk jemi ata që i dirigjojmë politikat amerikane (sado që orvatemi të dukemi ashtu), por është e kundërta.
Postimi i plotë:
Vendimet e fundit të presidentit të SHBA-ve, i cili ndryshoj rrjedhën e shumë funksioneve globale: shëndetësi, ekonomi etj, krejt këto me impakt primar në interesat e Amerikës, lë të kuptohet nuk jemi ne që i dirigjojmë politikat amerikane (sado që orvatemi të dukemi ashtu), por është e kundërta.
Me një fjalë:
-nëse vlerëson Amerika se Kosova duhet të hy në NATO, hyjmë;
-nëse vlerëson Amerika se duhet të ekzistojë Ukraina, ka për të ekzistuar.!
Megjithatë…
Është një që s’krahasohet as Amerika me të, e që Ai thotë përpiquni, e unë ua dërgoj shakun (sebepin).!