Derisa, ka mbetur më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në X është pozicionuar kundër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Grenell në postimin e tij ka thënë se SHBA-së dhe administratës Trump i duhen partnerë të besueshëmm, duke theksuar se Qeveria Kurti në asnjërin mandat nuk ka qenë e besueshme për asnjërën administratë AMERIKANE.
“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri... dhe shumë miq në Serbi dhe në të gjithë rajonin.
Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan.
Por na duhen partnerë të besueshëm.
Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trumpit, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprime njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Grenell.
Sipas tij, kompani amerikane po zgjerojnë aktivitetet në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po hyjnë në Kosovë për shkak të Kurtit.
“Kurti gjithashtu ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”, është shprehur ai.
Për Grenell-in, është e pavërtetë “retorika” e Kurtit se është afër SHBA-së.
“Retorika që përdor Kurti tani, duke thënë se është afër SHBA-së dhe më i mirë se çdo qeveri tjetër e Kosovës, është plotësisht e pavërtetë. Mos u mashtro”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë: