Pas deklaratës së Grenell-it, reagon Ramabaja

Aktuale

Pas deklaratës së Grenell-it, reagon Ramabaja

Nga: A.SH Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 16:39
Grenell dhe Vuçiq

Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar pas shkrimit të Richard Grenell.

“Qytetaria e Kosovës nuk lejon ndërhyrje kaq të ulët e të koordinuar me ata që dekorohen për shërbime në Beograd”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Ramabajës:

Ndërkohë cicërimën e R. Grenellit, teksti i së cilës duket të jetë koordinuar me Beogradin, është publikuar pothuajse në të gjitha portalet që mbështesin opozitën në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Propaganda dhe antipropaganda intensifikohet.

Sidoqoftë, ky shërbim i portaleve tona mund të kthehet fare lehtë në një bumerang të lloit të vet.

Qytetaria e Kosovës nuk lejon ndërhyrje kaq të ulët e të koordinuar me ata që dekorohen për shërbime në Beograd.

Kujtojmë, se Grenell deklaroi se ““Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri... dhe shumë miq në Serbi dhe në të gjithë rajonin.

Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan.

Por na duhen partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trumpit, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprime njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Grenell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat