Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e ka mirëpritur emërimin e Peter Sorensenit si emisar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.
“Na pret një punë e rëndësishme”, shkroi Kallas në X.
Ajo tha se “normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”.
Kallas falënderoi edhe Miroslav Lajçakun i cili deri tani ka mbajtur pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.