“Një parti që prej kur fitoi, humbi Kosova”, Limaj për Qeverinë Kurti

Aktuale

“Një parti që prej kur fitoi, humbi Kosova”, Limaj për Qeverinë Kurti

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 22:46
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin për keqeqeverisje.

Limaj i është referuar Qeverisë Kurti si “qeverisje e dështume”.

“Qytetarët e kanë kuptuar peshën dhe rëndësien me plotë kuptimin e fjalës, ndjenjën e përgjegjësisë çka do të thotë me i humb katër vjet qeverisje të dështume”, ka thënë Limaj.

I pyetur për strategjinë e Lëvizjes Vetëvendosje për 500 mijë vota, Limaj ka thënë se kjo qeverisje nuk e meriton as edhe një mandat.

“A e meriton kjo qeverisje edhe një mandate? Absolutisht nuk e meriton për asnjë gjë. Asnjë projekt nuk e kanë bërë”, ka thënë ai.

Sipas Limajt, qeverisja Kurti ka pasur regres në të gjithë sektorët.

“Para katër viteve ka fituar një parti politike, por çdo ditë prej asaj dite ka humbur Kosova”, ka thënë Limaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat