Deputeti Haxhi Avdyli përmes Facebook-ut ka treguar se është kërcënuar me jetë nga një qytetar. Avdyli ka shpërndarë mesazhet që ky i fundit i ka dërguar në rrjetet sociale.
Ky qytetar që në thirret në emrin Jetmir.ch e që shkruan se është nga Prizreni ka sharë më fjalët më të rënda
Postimi i plotë:
Ky është Jetmiri.Ch që po thotë që eshte nga Prizreni. Edhe qenka trim si Avni Rustemi. Kjo është BMW që paska me më lidh për kravate me ngreh zhag.
Por po harron që nuk tutet arusha me shoshë. Sharjet e fyerjet janë me mijëra që marrë, por Jetmiri paska vendos me u bë hero. Nga fotelja e tij në Zyrih po kërcënon.
Krejt kjo në videon ne tiktok ku them : "kur vjen puna me Serbinë, te gjithë duhet të behemi bashkë. Sepse mes Albinit e Vuqiqit duhet të behemi me Albinin" .
Organet e rendit tashmë janë njoftuar dhe pres që ata do interesohen për këtë person.