“I dekoruari Grenell po na sulmon”, Shqiprim Pula ia kujton medaljen e Hashim Thaҫit

Aktuale

“I dekoruari Grenell po na sulmon”, Shqiprim Pula ia kujton medaljen e Hashim Thaҫit

Nga: H.O. Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 22:58
Hashim Thaci/ Richard Grenell

Njohësi i marrëdhënive ndërkombëtare, Shqiprim Pula në një postim të tij në Facebook ka komentuar deklarimin e Richard Grenell.

Ai thotë se Grenell ndonëse i dekoruar nga Kosova po na sulmon në rrugë të posaçme.

Analisti Pula ka kujtuar dy momentet kur Grenell është dekoruar nga Hashim Thaҫi dhe më pas edhe nga Vuҫiq.

Postimi i plotë:

I DEKORUARI

I dekoruari për misione të posaçme, po n'a sulmon në rrugë të posaçme!

Pse more Rich?

Pse more burrë?

Rich pash besën mos.

Rich pash Matt Lashey mos n'a sulmo.

21 Shtator 2020

Hashim Thaçi, si president i Republikës së Kosovës ka dekoruar Richard Grenell me --Medaljen Presidenciale të Meritës--, për kontributin e dhënë në arritjen e dokumentit të zotimeve në Ëashington.

25 Tetor 2023

Aleksandar Vučić, si president i Serbisë i ka dhënë ish të dërguarit të SHBA-së Richard Grenell, --Urdhërin e Flamurit Serb--, për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat