Deklarata e Grenell për Kurtin, flet edhe Musliu

Aktuale

Deklarata e Grenell për Kurtin, flet edhe Musliu

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 06:26
Ganimete  Musliu

Emisari për “Misione të Posaçme”, Richard Grenell ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër kryeministrit Albin Kurti.

Kandidatja për deputete nga PDK, Ganimete  Musliu ka thënë se një deklarata e tillë nuk është risi, dhe se rikonfirmon atë që është thënë me muaj.

Tutje, ajo tha se është e tmerrshme se në çfarë hendeku e ka futur kryeministri, Albin Kurti Kosovën në raport me SHBA-të dhe miqtë ndërkombëtarë.

“Nuk më është dukur risi sepse e kemi thënë kaherë që ky njëri ka shkatërruar çdo relacion bashkëpunimi me miqtë tanë në përgjithësi, e me theks të veçantë me SHBA-të mirëpo nga një herë sikurse kemi nevojë me na thënë dikush nga jashtë për me i besu. Deklarata e Grenell thjeshte e rikonfirmon atë çfarë e kemi thënë me muaj të tërë sepse është e tmerrshme vetëm të mendosh se në çfarë hendeku i ka futur raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë e në këtë rast me SHBA-të…”, ka deklaruar ajo në emisionin “Info Nata”.

Tutje, ajo tha se një kryeministër i tillë nuk i duhet Kosovës.

“Është kryeministër që nuk ta njeh askush, nuk ta pret askush e ja mbyll derën çdo institucion dhe çdo shtet i botës. Nuk na duhet kryeministra të cilët e kanë dyert e mbyllura me botën. Na duhen ata që hapin dyert e kryen punë….Nuk na duhen kryeministra kryeneçë,  inatçorë, hakmarrës e mbi të gjitha mosmirënjohës”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat