Avokati shqiptar, Spartak Ngjela paralajmëroi se koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria.
Këtë e bëri, përmes një postimi në Facebook, ku tha se sllavët po firkësohen nga shqiptaria dhe pozitat e favorshme në të cilat gjenden Shqipëria dhe Kosova.
“Të gjithë miqtë apo armiqtë tanë duhet ta dinë se: në këto pozita të favorshme që gjendet Shqipëria dhe Kosova, shqiptaria është e pathyeshme.
Të gjithë miqtë apo armiqtë tanë duhet ta dinë se: në këto pozita të favorshme që gjendet Shqipëria dhe Kosova, shqiptaria është e pathyeshme”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Të gjithë miqtë apo armiqtë tanë duhet ta dinë se: në këto pozita të favorshme që gjendet Shqipëria dhe Kosova, shqiptaria është e pathyeshme.
Se janë dy shtete shqiptare, por që të dy janë bashkë me rreth 6 milionë shqiptarë.
Dhe këtë më mirë nga të gjithë e dinë armiqtë e Kosovës.
Koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria.
Sllavët ndihen të trembur, bërtasin nga frika e shqiptarisë, në një kohë që shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal i Zi, po e kuptojnë përditë e më shumë forcën e tyre.
Po Shqipëria?
Shqipëria po rigrupohet se tani, me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në favor të shqiptarisë, po priten lëvizje kombëtare në Çamëri.
Dhe po filloi lëvizjet patriotike edhe në Maqedoninë e Veriut, do të themi se filloi procesi i bashkimit të botës shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Prisnii dhe shikoni