Deklarata e fundit e Grenell kundër Kurtit, Halil Geci zbardh ‘prapaskenat’ e saj: Ja me kë u koordinua!

Aktuale

Deklarata e fundit e Grenell kundër Kurtit, Halil Geci zbardh ‘prapaskenat’ e saj: Ja me kë u koordinua!

Nga: A.M. Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 09:48
Halil Geci

Halil Geci ka reaguar pas deklaratave të fundit të emisarit amerikan, Richard Grenell kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se shkrimin e publikuar, Grenell e ka koordinuar me Serbinë, me qëllim që të mbështesë opozitën në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Richard Grenell, i koordinuar me Beogradin, ka publikuar një tekst të cilin e kanë shpërndarë të gjitha portalet që mbështesin opozitën në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Propaganda e intensifikuar nga këto portale, si dhe nga përfaqësues të partive opozitare PDK dhe LDK, të cilët shpesh përputhen në qëndrime me interesat serbe dhe ruse, tregon qartë angazhimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet që rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë”, shkroi Geci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Vota juaj është mbrojtja e Kosovës! 9 shkurti është dita kur do të përmbysim tradhtarët e brendshëm, të jashtëm dhe do të godasim ndërhyrjet e huaja!

Richard Grenell, i koordinuar me Beogradin, ka publikuar një tekst të cilin e kanë shpërndarë të gjitha portalet që mbështesin opozitën në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Propaganda e intensifikuar nga këto portale, si dhe nga përfaqësues të partive opozitare PDK dhe LDK, të cilët shpesh përputhen në qëndrime me interesat serbe dhe ruse, tregon qartë angazhimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet që rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.

Qytetarë të nderuar, përgatituni për sfida të reja që po na presin. Mos u mashtroni nga premtime boshe për rritje pagash, sepse asnjë rritje e përkohshme ekonomike nuk mund të kompensojë dëmin e madh që do t’i ndodhë Kosovës nëse këto forca marrin pushtetin.

Është e domosdoshme që qytetarët e Kosovës të mos lejojnë një ndërhyrje kaq të hapur dhe të koordinuar me ata që shpërblehen për shërbimet e tyre në Beograd. Vota juaj është shpëtimi i Kosovës. Mobilizohuni për ta mbrojtur vendin dhe për të mos lejuar ata që rrezikojnë të ardhmen tonë kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat