Doli publikisht kundër Kurtit, gazetari shqiptar ‘shpërthen’ ndaj Grenellit – ia publikon fotografinë me Vuçiqin

Aktuale

Doli publikisht kundër Kurtit, gazetari shqiptar ‘shpërthen’ ndaj Grenellit – ia publikon fotografinë me Vuçiqin

Nga: A.M. Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 12:47
Richard Grenell dhe Aleksandar Vuciq

Derisa, ka mbetur më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në X është pozicionuar kundër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Grenell në postimin e tij ka thënë se SHBA-së dhe administratës Trump i duhen partnerë të besueshëmm, duke theksuar se Qeveria Kurti në asnjërin mandat nuk ka qenë e besueshme për asnjërën administratë amerikane.

“Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trumpit, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprime njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Grenell.

Atij për këto deklarime, i ka reaguar edhe gazetari shqiptar Andi Bushati, përcjell Bota sot.

Bushati publikoi një fotografi të Grenellit me presidentin serb, derisa potencoi faktin se pasi kontribuoi në rrëzimin e qeverisë Kurti 1, tani po ndërhyn në fushatë elektorale.

Shkrimi i plotë

Pasi kontribuoi njëherë për rrëzimin e një qeverie të ligjshme në Kosovë, një lobist dhe pazarxhi autokratësh, si Grenell, ndërhyn sërish në fushatën elektorale. Kur dëgjon atë kupton më mirë se ç'do miku i tij në Beograd

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat