Ish-ushtari i UÇK-së, Sabit Januzaj dhe Ismet Bahtjari janë pajtuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë që të dënohet me 12 deri në 24 muaj burg.
Për këtë, DhSK-ja ka marr vendim që t’ia shqiptojnë 2 vjet burgim Januzit.
Ndryshe, Indeksonline raportoi se Haxhi Shala është dënuar me 3 vite burgim.
Shala është dënuar edhe me 500 euro gjobë, kanë bërë të ditur, familjarë të Shalës.
Kujtojmë se Shala, Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.
Në marrëveshjen e tyre me Prokurorinë, Shala ishte pajtuar me një dënim deri në tri vjet burgim, Januzi me një dënim nga 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari ishte pajtuar se, në rast se gjykata e dënon me dy vjet burgim ose më pak, ai nuk do të ketë të drejtë apeli ndaj vendimit.