Prokurorja e Specializuar: Precedenti historik i pranimit të fajit mbron integritetin e procedurave

Aktuale

Prokurorja e Specializuar: Precedenti historik i pranimit të fajit mbron integritetin e procedurave

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 16:30
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, e ka përshëndetur pranimin e fajësisë nga tre të akuzuarit në rastin Sabit Januzi dhe të tjerët si “historik” dhe “me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave” në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

“Si Haxhi Shala, ashtu edhe Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, miratuan në marrëveshje të veçanta për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) faktin se ishin përfshirë në frikësim të dëshmitarit dhe pengim. Kundër të akuzuarve ishin ngritur padi për frikësim gjatë procedurave penale dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në komunikatën e ZPS-së.

“Marrëveshjet e pranimit të fajësisë janë precedent historik për faktin se ato përfaqësojnë rastin e parë kur të akuzuarit në DHSK pranojnë vullnetarisht fajin e tyre,” tha Prokurorja e Specializuar.

“Ky zhvillim është me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave në DHSK, si dhe një hap përpara për administrimin e drejtësisë në Kosovë.”

“Zyra ime është e përkushtuar për vendosjen e papenguar të drejtësisë, bazuar në faktet dhe ligjin,” vazhdoi znj. Uest. “ZPS-ja ka hetuar krimet kundër administrimit të drejtësisë me qëllim që të garantojë që dëshmitarët të mund të dëshmojnë në gjyq lidhur me krimet që kanë parë apo pësuar pa u druajtur nga frikësimi apo hakmarrja. “Këto hetime kanë qenë faktor themelor në përparimin e të gjitha ndjekjeve të tjera penale dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë qendrore e punës së ZPS-së.”

“Zyra ime është e përkushtuar për vendosjen e papenguar të drejtësisë, bazuar në faktet dhe ligjin,” vazhdoi znj. Uest. “ZPS-ja ka hetuar krimet kundër administrimit të drejtësisë me qëllim që të garantojë që dëshmitarët të mund të dëshmojnë në gjyq lidhur me krimet që kanë parë apo pësuar pa u druajtur nga frikësimi apo hakmarrja. “Këto hetime kanë qenë faktor themelor në përparimin e të gjitha ndjekjeve të tjera penale dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë qendrore e punës së ZPS-së.”, citohet të ketë thënë ajo në komunikatën për shtyp nga ZPS-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat