Familja e Haki Imerit ka reaguar pas deklaratave të fundit të emisarit amerikan, Richard Grenell kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një shkrimi në Facebook, ata thonë se ai ka rëndësi sa një semafor i prishur në një qytet meksikan pranë të cilit bredhin qentë endacakë.
Ata madje thonë se Grenell mund të josh- nxitë me kopalla argatët e tij në Twitter.
“Grenelli për Kosovën ka aq rëndësi sa një semafor i prishur në një qytet meksikan pranë të cilit bredhin qentë endacakë.
Grenelli mund të josh-nxitë me kopalla argatët e tij në Tëitter... dhe një dy tre hibridë në Kosove që përpiqen natë e ditë të minimizojnë ose fshehin lidhjen e tij me Serbinë. Hibridet munden edhe ta hiperbolizojnë rolin e Grenellit, por as vetë ai nuk e merr veten aq seriozisht!. Shkurt e shqip Grenelli është një sharlatan: gënjeshtar patologjik dhe fare s’ka rëndesi çka deklaron”, thuhet në postimin e tyre.