LDK-ja e përmbyll fushatën të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, Abdixhiku: Fitore dhe asgjë më pak

Aktuale

LDK-ja e përmbyll fushatën të shtunën në sheshin “Skënderbeu”, Abdixhiku: Fitore dhe asgjë më pak

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 17:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti, tubimin përmbyllës të fushatës do ta organizojë të shtunën e 8 shkurtit nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

Abdixhiku tha se tubimi më i madh elektoral po vjen, teksa i ftoi të gjithë qytetarët në sheshin e kryeqytetit.

“Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara”.

“Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare”, tha Abdixhiku.

Ai njoftoi se ky vendim është marrë sot në takim me kryetarëve e degëve të LDK-së, të cilët tha se i falënderoi për angazhimin e madh.

“I ftova për shtytjen finale! Fitore dhe asgjë më pak”, shkroi Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat