Kandidati i LDK-së për deputet, Nuredin Ibishi ka deklaruar se disa parti politike e kanë kopjuar programin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ibishi ka thënë se kopjim të programit ka pasur duke nisur nga fusha e ekonomisë deri në fushën e sigurisë.
Sipas tij njëra ndër këto parti politike është edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
“Neve disa parti politike po na e kopjojnë programin tonë. Ndoshta nga mungesa që nuk e kanë bërë apo po i referohen se është program më i mirë. Na e kanë kopjuar në të gjitha, po e nisim nga ekonomia deri te mjedisi duke përfshirë edhe fushën e sigurisë. Pra janë munduar në shumë aspekte të na kopjojnë, flas sidomos nga ajo që kam edukim përkatës në sferën e sigurisë, në cështjen e ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së, mbrojtjes në përgjithësi, pra ka kopjime thrapante sa nganjëherë nuk po munden ti fshehin as të dhënat duke iu referuar programit tonë. Nuk dua ta apostrofoj cila parti por duket shumica e partive politike, edhe ajo në pushtet”, ka thënë Ibishi.