Zogaj priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Aktuale

Zogaj priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 20:53
Foto nga takimi

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me zhvillimet e përgjithshme në sistemin gjyqësor, reformën, përfshirë pavarësinë dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor, si dhe masat në rrugën e integrimit.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj falënderoi Rohde për kontributin e vazhdueshëm që ka ofruar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, në veçanti për sistemin gjyqësor përmes projekteve, siç është GIZ-i dhe IRZ, realizimi i të cilave ka ndihmuar në arritjen e objektivave të gjyqësorit.

Ambasadori Rohde, falënderoi Kryesuesin Zogaj dhe shprehu vullnetin për bashkëpunim të përbashkët me qëllim të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat