Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku në tubimin elektoral në Prishtinë, në lagjen Mati 1 , premtoi investime miliardëshe për Prishtinën në infrastrukturë.
"Nënshkruam zotimin tonë 1.5 miliard euro investime për Prishtinën, dhe këto investime për projekte infrastrukturore, do të japim garancinë e parë kreditore 2.6 milionë euro për unazën e jashtme të kryeqytetit 100 milion euro për shpronësimin e tokave. Që nga viti i parë 50 milion euro në vit që mësimi gjithë ditor të realizohet , mbi 120 milionë euro për realizim e qendrës sportive në Breznicë", tha ai.
Përveç infrastrukturës e arsimit, Abdixhiku premtoi investime në shëndetësi dhe kulturë. "Mbi 500 milionë euro për spitalin e ri në Prishtinë me 38 klinika të reja, 100 milionë euro për kulturën”, tha ai.
Në këtë tubim, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u zotua se do të punoj në realizim e projekteve të LDK-së.
Fushatën elektorale kandidati i LDK-së për Kryeministër Lumir Abdixhiku e ka vazhduar edhe në lagjen Prishtina e re. Përkrahësve Abdixhiku u premtoi kryeqytet të zhvilluar në të gjitha sferat.
"Ai qe e don Prishtinën të zhvilluar, 1.5 miliard euro për Prishtinën, 28 mijë fëmijë për mësim tërë ditor. Zgjidhje për trafikun në kryeqytet përmes investimeve infrastrukturore, unazën.. që do të zhbllokoj trafikun kemi projekte konkrete për arsim shëndetësi, sport” tha ai.
Abdixhiku në këtë tubim prezantoi edhe kandidatët për deputetë nga Prishtina.