Arrijnë votat e para nga diaspora, Elezi jep detaje

Aktuale

Arrijnë votat e para nga diaspora, Elezi jep detaje

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 21:52 Përditësuar në ora: 00:05 më 05.02.2025
Valmir Elezi

Kutitë e votimit me postë arrijnë nën përcjelljen e policisë

Në Kosovë sot janë sjellë pako me fletëvotimet nga votimi me postë, që janë 36 mijë e 500 pako.

Ato pako janë sjellë me një minibus, por edhe nën përcjelljen edhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Arrijnë votat e para nga diaspora, Elezi jep detaje

Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfimruar për KosovaPress se gjatë mbrëmjes së sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë sjellur 36,500 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra.

Elezi ka thënë se sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

“Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë”, ka thënë ai.

Sipas tij, aktualisht, është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlenë vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Elezi ka thënë se kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025.

Fillojnë të arrijnë votat e para nga diaspora

Kanë arritur sonte votat nga diaspora. Veturat zyrtare që transportojnë pakot e votimeve nga diaspora kanë kaluar pikën kufitare të Vermicës.

Ajo ka bërë të ditur se veturat që po bartin votat po shoqërohen nga Policia e Kosovës në drejtim të Prishtinës, përkatësisht selisë së KQZ-së, dhe do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

Ndryshe komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat