Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se partitë opozitare janë bërë bashkë kundër Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas Gërvalles kjo gjë është vërejtur në ankesat këtyre partive ndaj LVV-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Gërvalla ka thënë se ato kanë bërë ankesa ndaj tyre por nuk e kanë bërë asnjë ankesë për shkeljet e Listes Serbe.
“Që LDK-ja dhe PDK-ja janë bashkë e shihni në këtë fushatë më qartë se askund tjetër. Shihini gjobat e PZAP-së, aty ka ankesa të PDK-së për koalicionin tonë, të LDK-së për koalicionin tonë, ka të AAK-së për koalicionin tonë, të Listes Serbe për koalicionin tonë por nuk ka asnjë ankesë të LDK-së për AAK-në apo të LDK-së për PDK-në apo ndonjërës prej tyre për shkeljet që i ka bërë Lista Serbe gjatë kësaj fushate. Nuk ka, nuk do t’i gjeni. Pse? Sepse ata e konsiderojnë veten që janë bashkë kundër nesh në këto zgjedhje”, ka thënë Gërvalla.