Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar aktivitetet e fundit të partive politike, kur edhe kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet parlamentare.
Sipas Spahiut, qytetarët tashmë veçse janë përcaktuar për partitë politike.
“Tashmë më në fund është përcaktuar elektorati. Mund të ketë një goditje të fundit për ta diskredituar kundërshtarin politik”, ka thënë Spahiu.
Tutje, Spahiu nuk ka kursyer as ironinë sa i përket tubimeve të fundit elektorale të partive politike.
“Nuk mahet qurani në ditën e fundit të ramazanit”, ka thënë ai.