Bajrami: Më 9 shkurt do të jetë garë e ashpër e opozitës për vendin e dytë

Aktuale

Bajrami: Më 9 shkurt do të jetë garë e ashpër e opozitës për vendin e dytë

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 23:48
Alban Bajrami

Kandidati i LVV-së për deputet, Alban Bajrami ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është personi më besueshmërinë më të lartë që ka pasur ndonjë kryeministër në Kosovë.

Ai ka thënë se këtë e thonë edhe kundërshtarët e tij.

Tutje ai tha se më 9 shkurt do të jetë një garë e ashpër për vendin e dytë nga partitë opozitare, pasi siç tha ai fitorja është e LVV-së.

“Unë jam i bindur që kryeministri Kurti është njeriu me besueshmërinë më të lartë që ka pasur ndonjëherë ndonjë kryeministër në Kosovë. Këtë e thonë edhe kundërshtarët më të ashpër që kemi… Nuk ka asnjë të dytë që i afrohet afër përkrahjes që ka Kurti nga viti 2021, por edhe në këto zgjedhje. Më 9 shkurt do të jetë garë e ashpër për vend të dytë dhe tri parti mbas gjithë procesit të takimeve që mbajnë luten mos më i mbërri Albin Kurti 50 %. Nuk e kam ndëgju asnjë kritike që e kanë bërë për njëra tjetrën, vetëm Kurti nuk është mirë për ta. Nuk e kam ndëgju asnjë kritike që e kanë bërë për njëra tjetrën, vetëm Kurti nuk është mirë për ta”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat