Kandidati i LVV-së për deputet, Alban Bajrami ka thënë se shkaktare e incidentit në Skenderaj është Partia Demokratike e Kosovës e cila qeverisë atje.
Bajrami, ka shtuar se në Skenderaj iu pengon demokracia të cilën e promovon Albin Kurti.
“Në Skenderaj partia libertariane nuk është në qeveri, është PDK-ja, edhe nuk ki nevojë me mendu dy herë për ta kuptuar kush e ka bërë. Iu pengon që qytetarët e këtij vendi pavarësisht ku janë por edhe në Skenderaj me përjetu shtetin jo si lëmoshë edhe si kontroll absolut si e kanë bërë më herët vendin e punës, ta jap nëse mi siguron votat edhe me dëshmon që mi ke siguru, por shtetin si të barabartë për të gjithë pavarësisht bindjeve politike edhe lokacioneve. Iu pengon ta përjetojnë një kësi lloj demokracie që e promovon Albin Kurti. Në Skenderaj atje synohet me u mbajt ky raporti i politikanit bandit që duhet edhe t’i frikësohesh nga pak”, ka thënë ai.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, javë më parë ka fajësuar Sami Lushtakun që ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Haxhiu ka shkruar në Facebook, se Lushtaku me veturën e tij zyrtare të Komunës së Skenderaj, “e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”.