Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot organizon ceremoninë e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së.
Ky aktivitet sipas KQZ-së ka për qëllim modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës së KQZ-së dhe është vazhdimësi e procesit të digjitalizimit të operacioneve zgjedhore.
Ky aktivitet është paraparë do të fillojë në orën 10:00.
Aty pritet të marrin pjesë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde dhe shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Tejlor.