Analisti Halil Geci ka kërkuar që gjeneralët të qëndrojnë më larg nga politika, sepse kështu sipas tij, do të jetë më i shëndetshëm shteti.
Geci përmes një shkrimi në Facebook, thotë se disa komandantë të UÇK-së të cilët nuk kanë demostruar asnjë eksperiencë të vërtetë të luftës, vazhdojnë sot të angazhohen në skenën politike.
Sipas tij, ata shfaqen në listat e partive për deputetë, duke e konsideruar politikën si mënyrë të vetme për t’u pasuruar.
“Sa më larg generalët nga politika, aq më i shëndetshëm do të jetë shteti! Kur komandantët analfabetë u kthyen në pasuri politike, dije çfarë ka gjetur këte vend. Pa u larguar nga politika, disa prej komandantëve të UÇK-së, të cilët nuk kanë demonstruar asnjë eksperiencë të vërtetë të luftës, vazhdojnë sot të angazhohen në skenën politike. Edhe pse disa prej tyre janë dalë në penzion dhe kanë arritur statusin e milionerëve, duket se asnjëherë nuk kanë ngopur me para dhe pasuri të akumulua në emër të luftës. Sot, ata po shfaqen në listat e partive për deputet, sikur të kisha bërë fetë në luftë, dhe tani i kthehen plaçkës, duke e konsideruar politikën si mënyrën e vetme për tu pasuruar”, shkruan Geci.
Ai ka kërkuar që të ndalohet kalimi i përgjegjësisë nga brezat e mëparshëm tek brezat e rinj, në mënyrë që eksperienca dhe kompetenca të udhëheqin zhvillimin politik të vendit tonë – përndryshe, sipas tij, kjo anarki do të pengojë të ardhmen e Kosovës.
“Kjo situatë, ku individë me pak përvojë në çështje ushtarake dhe politike shfaqin qasje të pavlefshme dhe aspirime të kota, është një skenë e tmerrshme për vendin tonë. Ata nuk kanë eksperiencë në fushat që kërkohen për menaxhimin e shtetit – si ekonomia, drejtësia dhe politika – dhe po përpiqen të përcjellin trashëgiminë e tyre politike tek brezat e rinj, përmes fëmijëve të tyre, pa u kujdesur për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme.
Ky vend nuk ka shpëtim nga këta individë, të cilët minojnë frymën e demokracisë në parlament. Ne duhet të ruajmë integritetin e demokracisë dhe të refuzojmë ndikimet e presioneve të jashtme, duke çmuar vetëm përfaqësues me kualifikim të vërtetë, të aftë të përballojnë sfidat që përballet Kosova me profesionalizëm. Është thelbësore të ndalohet kalimi i përgjegjësisë nga brezat e mëparshëm tek brezat e rinj, në mënyrë që eksperienca dhe kompetenca të udhëheqin zhvillimin politik të vendit tonë – përndryshe, kjo anarki do të pengojë të ardhmen e Kosovës”, përfundon analisti