Haradinaj: Të dielën vendosim për fatin tonë

Aktuale

Haradinaj: Të dielën vendosim për fatin tonë

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 12:33
Ramush Haradinaj

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, kandidati për kryeministër nga AAK dhe partnerë të koalicionit, Ramush Haradinaj, po përmbyll fushatën zgjedhore me një sërë tubimesh në qytete të ndryshme të Kosovës, duke ripërsëritur zotimin për një Kosovë të fortë, anëtare të NATO-s dhe aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“E nisëm bashkë duke nderuar sakrificën për liri në Prekazin heroik dhe po e përmbyllim me tubime madhështore në mbarë vendin” u shpreh Haradinaj, duke vlerësuar entuziazmin e qytetarëve si tregues të mbështetjes për vizionin e tij për zhvillimin e vendit, njoftojnë nga kjo parti.

Agjenda e Haradinajt përfshin takime me banorët e Kabashit në Korishë të Prizrenit, rininë e Suharekës dhe komunitetin e Lubizhdës. Në ditët në vijim, ai do të vizitojë Rahovecin, Krushën e Madhe dhe Gjakovën, për të përmbyllur fushatën me një tubim në Pejë.

“Të dielën vendosim për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Vendosim për fatin tonë. Vendosim për fëmijët tanë”, theksoi lideri i koalicionit për Kosovën Fituese, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 137 më 9 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat