Supremja rrëzon gjobën ndaj Koalicionit për Familjen!

Aktuale

Supremja rrëzon gjobën ndaj Koalicionit për Familjen!

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar ankesën e Koalicionit për Familje, pas gjobës prej 7 mijë eurosh, pasi organizata Dylberizm ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në vendimin e Gjykatës shkruan:

“Pranohet si e themeltë ankesa e subjektit politik Koalicioni për Familje, me seli në Prishtinë, ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.183/2025 i datës 27.01.2025, dhe vendoset ashtu që: Refuzohen të pathemelta ankesat e organizatës joqeveritare Dylberizm dhe Qendra për Barazi Gjinore (CEL Kosova), me seli në Prishtinë, A.nr.183/2025 e datës 24.01.2025 dhe A.nr.196/2025 e datës 25.01.2025”.

Vendimi konfirmon se shprehjet “Turp ju qoftë”, “Mbrojtja e dinjitetit njerëzor dhe vazhdimësisë së jetës, si dhe e ardhmja e fëmijëve nga degjenerimi dhe prishja”, si dhe “Anomali sociale dhe dukuri degjeneruese”, janë brenda kufijve të lirisë së shprehjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat