​Organizohen homazhe me rastin e vdekjes së doktorit Isuf Dedushaj

Aktuale

​Organizohen homazhe me rastin e vdekjes së doktorit Isuf Dedushaj

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 15:00
Albin Kurti

Me rastin e vdekjes së doktorit, epidemiologut të parë në Kosovë, Isuf Dedushaj, qytetarë të shumtë bënë homazhe në Sallën e Kuqe në Prishtinë, në mesin e tyre edhe kryeministri aktual, Albin Kurti.

Vëllau i tij, Naim Dedushaj, me lot në sy tha se Dedushaj ia ka kushtuar tërë jetën e tij Kosovës, jo vetëm nga ana e mjekësisë, por dhe puna e tij në kryq të kuq në vitet e 90-ta kur Kosova kishte humbur shpresat dhe gjatë luftës në Kosovë.

Dedushaj: Për me fol për vepra, është shumë vështirë

“Për me fol për vepra, është shumë vështirë. Puna e tij, veprimtaria e tij, jo vetëm për mjekësi, si epidemiologu i parë, si njeriu me thënë baba i mjekësisë së Kosovës, duhet orë të tëra. Veprat e tij madhore që ka bë, ai tërë jetën ia kushtoi Kosovës, jo vetëm në lëmin e mjekësisë por edhe duke u aktivizuar edhe në kryqin e kuq të Kosovës, kur Kosova kishte humbur të gjitha shpresat në vitet e 90-ta. Njëkohësisht përgatitjet edhe për luftën e Kosovës, ai bëri çdo gjë çka mund të bën një njeri. Puna e tij, është madhore, në çdo vend, hapësirë, në tërë botën duke lobuar”, tha Dedushaj.

Dedushaj, tregoi edhe dy amanetet që Isufi kishte lënë.

Dedushaj: Amaneti tij është që mos të ndalemi asnjëherë

“Amaneti tij është që mos të ndalemi asnjëherë, duke punuar për të mirën e vendit. Amaneti për mjekët e tij dhe të Kosovës ishte që të punojë për popullin dhe mos ta harrojnë betimin e Hipokratit. Ne si familje, mburremi, ishte krenari, me të duhet të mburret krejt Kosova, krejt shqiptaria”, u shpreh ai.

E me punën e tij, nuk mburret vetëm familja, por e tërë shqiptari, shtoi vëllai i tij.

Epidemiologu i njohur, i pari nga shqiptarët e Kosovës, Isuf Dedushaj, ka vdekur në moshën 73 vjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat