​I jepet lamtumira e fundit Isuf Dedushajt

Aktuale

​I jepet lamtumira e fundit Isuf Dedushajt

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 15:16
Ceremonia e varrimit

Në varrezat e qytetit të Prishtinës iu dha lamtumira e fundit doktor Isuf Dedushajt.

Në ceremoninë e varrimit të epidemiologut të parë në Kosovë, morën pjesë qytetarë të shumtë të cilët nderuan kontributin e tij.

Dedushaj ishte një nga figurat më të shquara të shëndetësisë publike në Kosovë. Ai dha kontribut të madh si mjek, profesor dhe drejtues i institucioneve shëndetësore.

Me rastin e vdekjes së doktor Dedushajt, qytetarë të shumtë dhe zyrtarë shtetërorë kanë bërë homazhe në Sallën e Kuqe në Prishtinë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat