118 kosovarë me urdhër largimi nga SHBA – Publikohet lista e të dëbuarve

Aktuale

118 kosovarë me urdhër largimi nga SHBA – Publikohet lista e të dëbuarve

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Një medium amerikan ka publikuar një listë të përditësuar të personave që kanë marrë urdhër largimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas këtij raportimi, gjithsej 1,445,549 persona pa nënshtetësi amerikane janë përfshirë në këtë listë, ku mes tyre ndodhen edhe 118 shtetas nga Kosova.

Shqipëria përfaqësohet me një numër më të lartë individësh në këtë listë, me 1,847 persona të cilëve u është urdhëruar largimi nga territori amerikan.

Ky publikim vjen në një kohë kur politika amerikane e imigracionit po ashpërsohet dhe kontrollet për qëndrimin e të huajve në SHBA janë rritur ndjeshëm. Nuk dihet ende nëse ndonjëri nga këta qytetarë ka kërkuar apelim apo ka mundësi të qëndrojë në vend përmes procedurave ligjore.

Për të parë listën e plotë të personave me urdhër largimi nga SHBA, klikoni KETU.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat