Hamza në Drenas: Do ta përfundojmë rrugën me katër korsi deri në Komoran

Aktuale

Hamza në Drenas: Do ta përfundojmë rrugën me katër korsi deri në Komoran

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 18:30
Pamje nga tubimi

Partia Demokratike e Kosovë ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Drenasit.

Para simpatizantëve të tij, kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza deklaroi se tani është koha të vazhdojmë të bashkuar për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës, teksa më pas foli për investimet që do të bëhen në Drenas.

“Do ta përfundojmë rrugën me katër korsi deri në Komoran, pastaj do të kemi investime edhe për ujësjellësin dhe do ta kthejmë projektin e ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës”, tha Hamza.

Nën udhëheqjen e tij, Hamza po ashtu tha se do ta ndryshojnë gjendjen ekonomike të Kosovës, duke i rritur pagat në sektorin publik për 50%.

“Ne do t’i rrisim pagat për 50% në sektorin publik, pensionet bazë dhe ato për veteranët e kategoritë e dala nga lufta do t’i rrisim për 70%. Ne po ashtu do ta reformojmë sistemin e tatimeve“, tha Hamza.

E kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, theksoi se Drenasi ka qenë themeli i lirisë së vendit dhe si tillë, sipas tij, kjo komunë qëndron për një të ardhme “ më të mirë për Kosovën”. 

“Njeriu që stabilizoj situatën në Kosovë e rriti pagat do t’ia kthej shpresën dhe dinjitetin Kosovës. Me Bedri Hamzën fiton Kosova”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se kjo komunë ka qenë gjithmonë vend i pathyeshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e po ashtu edhe i PDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat