Abdixhiku në Istog, mesazh kundërshtarëve: O të shkretë, LDK-ja e Rugova janë një

Aktuale

Abdixhiku në Istog, mesazh kundërshtarëve: O të shkretë, LDK-ja e Rugova janë një

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 19:15
Lumir Abdixhiku

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takimin përmbyllës në Istog, ku tha se Istogu i dardanëve janë ngritur në këmbë për t’i dhënë përgjigje kushtrimit të djthatë dhe sipas tij, kjo përgjigje është “fitore dhe asgjë më pak”.

Abdixhiku tha se janë në prag të fitores së madhe për t’i prirë Kosovës për katër vitet e ardhshme, teksa tha se kohërat ndryshojnë, gjërat lëvizin, akterët vijnë e shkojnë, por e pandryshueshme mbetet LDK-ja.

“Këtë LDK që punon, këtë LDK që vepron, këtë LDK që ecë me njerëzit e vet, e keni kërkuar gjithherë, tani është radha juaj ta mbroni këtë LDK, ta lartësoni këtë LDK”.

“Kemi pritur gjatë për këtë ditë, kemi pritur gjatë për rikthimin tonë të madh dhe ky rikthim tashmë po ndodh dhe s’ka gjë që e ndal, po ndodh në një moment kritik për vendin, për rininë tonë, për qytetarët e Kosovës”, tha Abdixhiku.

Më tej, Abdixhiku i dha një mesazh “për ata që pranojnë ta marrin rugovizmin nga LDK”, për të cilët tha se “o të shkretë, o të mjerë, LDK, Rugova, Istogu janë një.

“Dua të përçoj një mesazh krejt të qartë për ata që provojnë ta marrin rugovizmin nga LDK: O të shkretë, o të mjerë, LDK, Rugova, Istogu janë një, do të mbesin përherë, këtu ka lindur rugovizmi, këtu do të mbrohet rugovizmi, këtu jeton LDK-ja”.

“Vendi i të parëve tanë ka nevojë për LDK-në, shpresën e parë dhe të fundit të Kosovës. Kjo nevojë kombëtare na vjen si pasojë e pritjes së gjatë e të lodhshme, vjen si pasojë e përballjes me një pushtet populist që ka devijuar e rrënuar gjithçka që kemi besuar ne si shoqëri”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat