Ndikimi i votës: Pse dhe si të votoni

Aktuale

Ndikimi i votës: Pse dhe si të votoni

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 21:10

Mbi 2 milionë shtetas të Kosovës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, por ndër vite të drejtën e tyre nuk e kanë shfrytëzuar një pjesë e konsiderueshme. Dalja në votime e forcon demokracinë, dhe përmes saj ju shpërbleni apo ndëshkoni politikanët.

Në këtë video ju rikujtojmë disa gjëra praktike për procesin e votimit:

▶︎ Si të verifikoni vendndodhjen tuaj të votimit;

▶︎ Dokumentet e nevojshme për të marrë pjesë në votime;

▶︎ Procesi i votimit dhe si të siguroheni që vota juaj të jetë e vlefshme;

▶︎ Orari i hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit.

Pjesëmarrja në zgjedhje është një nga mënyrat më të rëndësishme për të ndikuar në të ardhmen e vendit. Votoni dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat