Kurti ngushëllon popullin suedez për tragjedinë: Mendimet tona janë me ju

Aktuale

Kurti ngushëllon popullin suedez për tragjedinë: Mendimet tona janë me ju

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 22:46
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj popullit suedez për rastin tragjik, ku mbetën të vrarë 11 persona nga sulmi në qendrën për edukim në Orebro të Suedisë.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe gjithë populli suedez pas të shtënave tragjike në shkollë. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky akt dhune”, ka shkruar ai në X.

Sulmuesi ka vrarë 10 persona dhe pastaj edhe veten, teksa nga ngjarja janë lënduar 5 persona nga armë zjarri dhe një tjetër me lëndime të lehta.

Image
X

I dyshuar për tragjedinë është 35-vjeçari Rickard Andersson, i cili sipas raportimit të mediave suedeze ka jetuar i izoluar dhe ka pasur probleme psikologjike, ndërsa ishte refuzuar për shërbimin ushtarak.

Ulf Kristersson, Kryeministri i Suedisë e ka quajtur ngjarjen si sulmin më të rëndë në histori të Suedisë sa i përket të shtënave në masë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat