Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nga tubimi madhështor në Istog, ka përçuar një mesazh të qartë për të gjithë ata që, sipas tij, provojnë ta marrin rugovizmin nga LDK-ja.
Kreu i LDK-së ka thënë se “LDK, Rugova, Istogu – janë një” dhe “do të mbesin përherë.”
“Më lejoni që nga ky Istog, Istogu themeltar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, të them, të përçoj një mesazh krejt të qartë për ata që provojnë ta marrin rugovizmin nga Lidhja Demokratike e Kosovës: LDK, Rugova, Istogu – janë një.
Do të mbesin përherë. Këtu ku ka lindur rugovizmi, këtu do të mbrohet rugovizmi, këtu jeton Lidhja Demokratike e Kosovës.” – ka thënë Abdixhiku.