Haxhiu: Respekt për kontributin në luftë, asnjë pikë respekt për ata që e zhvatën shtetin!

Aktuale

Haxhiu: Respekt për kontributin në luftë, asnjë pikë respekt për ata që e zhvatën shtetin!

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 07:10
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar qeverisjet e kaluara se e kanë zhvatur pasurinë e shtetit, duke iu referuar kryetarëve të partive që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e respekton kontributin e ushtarëve të UÇK-së gjatë luftës, por ka theksuar se nuk ka as edhe një pikë respekti për ata që në emër të luftës e kanë zhvatur buxhetin e shtetit.

“Ne i përkulemi veprës së secilit ushtar të UÇK-së, por ama nuk kemi asnjë pikë respekti për ata që e kanë zhvatë pasurinë publike dhe janë bërë milionerë pas luftës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ka pasur përpjekje të vazhdueshme të partive opozitare për të ndaluar reformat ndaj korrupsionit.

“Pas luftës, ata që kanë qenë në qeveri në emër të luftës janë përfshirë në shumë afera korruptive dhe janë bërë milionera. Ramush Haradinaj e ka bërë demarkacionin”, ka thënë Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat