Teksa po i afrohemi ditës së zgjedhjeve, partitë politike po vazhdojnë me orare të ngjeshura për fushatën zgjedhore.
Lëbizja Vetëvendosje, do të mbajë takim me qytetarë në Pejë.
Gjatë ditës së enjte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, mban tubim me qytetarët e Prizrenit.
Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ditën e nis me tubim elektoral në Gjilan, duke vazhduar me takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë.
Ndërkaq koalicioni për “Kosovës Fituese”, mban takime me gastronomë në Shkabaj, fuke vazhduar me tubim zgjedhor në Rahovenc, e tubimet të tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.
Koalicioni për Familjen do të mbajë një tubim në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti.