Të dielën mbahen zgjedhjet nacionale.
Njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka renditur disa nga siç i quan ai krime zgjedhore, e që sipas tij nuk duhet të ndodhin dhe as qytetarët te bien pre e tyre.
Postimi i plotë:
KRIMI ZGJEDHOR
Dita e zgjedhjeve po afron!
Krimet zgjedhore janë të formave e rëndësive të ndryshme, cilat mund të jenë ato?
▪️ndikimi - nuk lejohet askush të ndikoj apo frikësoj për kend të votohet
▪️ryshfeti - nuk lejohet të jepen para, dhurata apo premtime përfituese, për të bindur votuesin se si të votohet
▪️personalizimi - nuk lejohet askush të pretendoj se jeni ju për të votuar (qoftë votim me postë apo në qendrën e votimit)
▪️trillimi - nuk lejohet askush të shtriret si dikush që nuk është gjallë, për të votuar në emër të tij/saj
▪️të dhëna të rreme - nuk lejohet askush të votoj duke përdorur të dhëna apo pretendime të rreme
▪️publikimi i fletëvotimit - nuk lejohet të bëhet publik fleta e votimit pasi t'a kesh plotësuar, që të duket se për kend ke votuar
▪️manipulimi - nuk lejohet të heqet apo ndryshohet fleta e votimit për të manipuluar vullnetin e votuesit
▪️shpërdorimi - nuk lejohet që një zyrtar zgjedhor të shpërdorojë përgjegjësitë e tij/saj duke lajthitur votuesin apo duke lejuar të votoj një qytetar shtetas i huaj
▪️kërcënimi - nuk lejohet të kërcënohet apo frikësohet nga askush zyrtarët zgjedhor
▪️mashtrimi - nuk lejohet që zyrtarët zgjedhor të mashtrojnë qytetarët votues mbi qendrën e votimi
▪️pasaktësia - nuk lejohet nga zyrtarët zgjedhor të ofrojnë apo shpërndajnë udhëzime të pasaktë për votuesit
▪️votimi dy herë - nuk lejohet i njëjti votues të votoj për veten dhe për një person tjetër, përveçse nëse është caktuar zyrtarisht
▪️i paidentifikuar - nuk lejohet që të votohet pa një dokument identifikimi në qendrën e votimit
▪️bojkoti - nuk lejohet nga zyrtarët zgjedhor për arsye "të caktuara" të bëhet thirrje për bojkotim të procesit të votimit.
E rëndësishme të theksohet se ndërsa si votues rreshtoheni pranë qendrave të votimit për të votuar, dijeni se ka ligje të që mbrojnë të drejtat e votuesve në këtë vend.
Në shoqërinë tonë demokratike si republikë parlamentare, procesi zgjedhor mundëson që qeverinë qëndrore t'a mbaj përgjegjës kuvendi i Republikës.