Kosova pas 20 vitesh vuajtje: Albin Kurti lufton korrupsionin dhe shpëton integritetin e vendit

Aktuale

Kosova pas 20 vitesh vuajtje: Albin Kurti lufton korrupsionin dhe shpëton integritetin e vendit

Nga: A.SH Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 07:58
Albin Kurti

Kandidati për deputet, Haxhi Avdyli, përmes në shkrimi në Facebook, ka thënë se për dy dekada, Kosova ka përjetuar pasojat e korrupsionit dhe humbjen e mundshme të pasurisë financiare, duke u përballur gjithashtu me politikanë që kërkonin amputimin e 17% të territorit.

Por, në vitin 2021, ardhja e Albin Kurtit si Kryeministër ka shënuar një kthesë të madhe. Ai jo vetëm që ndaloi shpenzimet e tepruara dhe luftoi fuqishëm korrupsionin, por edhe shpëtoi pjesë të rëndësishme të Kosovës nga një rrezik i mundshëm ndarjeje.

Postimi në Facebook:

Për 20 vite, Kosova ka vuajtur nga virusi i korrupsionit e nga gjakderdhja financiare, poashtu ka vuajtur nga politikan që donin të amputonin 17 % të vendit.

U desht ta bënim ndryshimin në vitin 2021 për të bërë Kryeministër Albin Kurti, jo vetëm që ndaloi gjakederdhjet financiare e luftoi virusin e korrupsionit por shpetoi nga amputimi pjese ma të mira të Kosovës.

Prandaj nëse 4 vite na u deshtën për diagnozë e terapi, na duhet besimi juaj per Kryeministrin Kurti për rehabilitim e zhvillim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat