Ramush Haradinaj ka thënë se nuk dëshiron të krahasohet me Albin Kurtin, madje ai e ka quajtur këtë të fundit edhe rrenc.
Pas kësaj ka reaguar deputeti i LVV-së, Agon Batusha, i cili ka thënë se Ramushit nuk ia mbushin syrin ata që nuk janë milionerë.
Sipas Batushës, “mungesa e dostit verior ka shkaktuar dhimbje e kokëqarje në shumë dimensione, prandaj sikleti vje, e rritet”.
Postimi i plotë:
E vërtetë, nuk ia mbush Ramushit synin dikush qe nuk është milioner, qe nuk ka fal borxhe shtetërore të dostave, që nuk i ka shtjerrë rezervat shtetërore për sendviqa, që nuk ka kandidat të dënuar me vendime të gjykatave për korrupsion dhe që nuk ka privatizu toka me 3€.
E vërteta e madhe është që në politikë Albin Kurti është i pakrahasueshëm me politikanët opozitarë sepse është vizionar, i guximshëm, bashkëpunues për popullin dhe mbi të gjitha i pashantazhueshëm.
E di, mungesa e dostit verior ka shkaktuar dhimbje e kokëqarje në shumë dimensione, prandaj sikleti vjen e rritet.