Batusha “godet” Haradinajn: Mungesa e dostit verior ka shkaktuar dhimbje e kokëqarje në shumë dimensione, prandaj sikleti vjen, e rritet

Aktuale

Batusha “godet” Haradinajn: Mungesa e dostit verior ka shkaktuar dhimbje e kokëqarje në shumë dimensione, prandaj sikleti vjen, e rritet

Nga: A.SH Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 09:48
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka thënë se nuk dëshiron të krahasohet me Albin Kurti, madje ai e ka quajtur këtë të fundi edhe rrencë.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i LVV-së, Agon Batusha, i cili ka thënë se Ramushit nuk ia mbushin syrin ata që nuk janë milionerë.

Sipas Batushës, “mungesa e dostit verior ka shkaktuar dhimbje e kokëqarje në shumë dimensione, prandaj sikleti vje, e rritet”.

Postimi i plotë:

E vërtetë, nuk ia mbush Ramushit synin dikush qe nuk është milioner, qe nuk ka fal borxhe shtetërore të dostave, që nuk i ka shtjerrë rezervat shtetërore për sendviqa, që nuk ka kandidat të dënuar me vendime të gjykatave për korrupsion dhe që nuk ka privatizu toka me 3€.

E vërteta e madhe është që në politikë Albin Kurti është i pakrahasueshëm me politikanët opozitar sepse është vizionar, i guximshëm, bashkëpunues, për popullin dhe mbi të gjitha i pashantazhueshëm.

E di, mungesa e dostit verior ka shkaktuar dhimbje e kokëqarje në shumë dimensione, prandaj sikleti vjen e rritet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat