“Bashkatdhetarët po kthehen apo po ikin?” – 8 mijë kërkesa për viza gjermane brenda 13 ditësh

Aktuale

“Bashkatdhetarët po kthehen apo po ikin?” – 8 mijë kërkesa për viza gjermane brenda 13 ditësh

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bashkatdhetarët po kthehen nga Gjermania dhe se ekonomia gjermane po përballet me recesion.

Por ambasada gjermane ka dhënë një tjetër pasqyrë të situatës.

Ajo ka bërë të ditur se ka pezulluar dhënien e vizave të punës deri në vitin 2026, pasi vetëm brenda 13 ditësh ka pranuar 8 mijë kërkesa, duke përmbushur kështu të gjitha kuotat e lejuara.

Kjo tregon se interesi i kosovarëve për të emigruar në Gjermani mbetet i lartë, pavarësisht narrativës për kthimin e tyre në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat