Jahjaga takon ambasadorin Murphy: Rikthyem kujtime nga koha kur ai shërbente në Kosovë

Aktuale

Jahjaga takon ambasadorin Murphy: Rikthyem kujtime nga koha kur ai shërbente në Kosovë

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 10:51
Foto nga takimi

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me ambasadorin amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy, i cili ka shërbyer edhe në Kosovë nga viti 2009 deri më 2012 si zëvendësshef i misionit në ambasadën e SHBA-së.

Jahjaga tha se me të riktheu kujtimet e kësaj kohe dhe momentet e rëndësishme të Kosovës.

“S’ka ma mirë se me fillu ditën me miq të veçantë si Michael Murphy, Ambasadorin Amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë. Në një mëngjes të këndshëm në Rezidencën e tij, rikthyem kujtime nga koha kur ai shërbente në Kosovë dhe folëm për momentet e rëndësishme që kemi kaluar ne si shtet në atë periudhë”, ka shkruar Jahjaga.

Ajo tha se ka falënderuar atë për kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“I shpreha mirënjohjen time të thellë për angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar për Kosovën, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të qëndrueshme për vendin tonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat