Mustafa: Fitorja e LDK-së është e qartë, shihet në çdo tubim, e vërehet në çdo fytyrë

Aktuale

Mustafa: Fitorja e LDK-së është e qartë, shihet në çdo tubim, e vërehet në çdo fytyrë

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 11:50
Besian Mustafa

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, në konferencën e përditshme tha se fitorja e Lidhjes Demokratike në zgjedhjet e 9 shkurti, tanimë shihet qartë.

Tutje, ai shprehet se populli i Kosovës është zgjuar, dhe kërkon ndryshimin.

“Edhe tri ditë deri në ditën e ndryshimit të madh në Kosovë. Dje e pamë flakadanin e zjarrtë të LDK-së në Istog që i dha edhe njëherë vulë të plotfuqishme fitores sonë të 9 shkurtit. Dje e pamë edhe kryengritjen e grave të djathta, të gatshme të udhëheqin vendin. Tanimë gjithçka shihet qartazi. Fitorja jonë në çdo tubim po shihet, në çdo fytyrë po vërehet, ka mbetur vetëm edhe votimi juaj në kuti. Gjëra të mahnitshme po ndodhin gjatë këtyre ditëve. Populli i Kosovës është zgjuar dhe është i etur për ndryshim, e shohim kudo. Ne e ndjejmë atë në çdo vend që shkojmë. Atmosfera, kjo atmosferë fituese që ndjejmë, vjen nga e gjithë Kosova dhe është e mahnitshme. Ne jemi të gatshëm të udhëheqim. Kosova është e gatshme për ndryshim. Ne kemi mundësi të ndryshojmë Kosovën, ta bëjmë jetën tuaj shumë më të mirë, ta vendosim Kosovën në vendin që e meriton, e jo në vendin e fundit në Evropë. Jemi lodhur nga premtimet boshe, të gjithë jemi të gatshëm për veprime konkrete”, u shpreh Mustafa.

Kandidati për deputet, tregon edhe se çfarë do të ofrojë LDK-ja për Kosovën.

“Ja çka do të sjellë në Kosovë LDK-ja dhe Lumiri: Program të vërtetë, veprime të prekshme, aftësi për të sjellë rezultate. Pas katër vjetësh, kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha ai.

Mustafa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin e të votojnë ditën e diel, duke shtuar se për një jetë më të mirë, të votohet LDK-ja.

“U bëj thirrje të gjithë mbështetësve tanë, kontaktoni të gjithë që njihni, kontaktoni ata që janë ende të pavendosur, kontaktoni ata që mendojnë të rrinë në shtëpi ditën e zgjedhjeve, dhe kërkoni që ata të dalin dhe të votojnë. Votoni LDK-në për ta bërë jetën tuaj më të mirë, votoni për ndryshim. Votoni LDK, votoni Lumirin, votoni 124”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat