“Po të sulmoi Grenelli je në pozicion të mirë”- Ngjela krah Kurtit, paralajmëron për këtë gjë!

Aktuale

“Po të sulmoi Grenelli je në pozicion të mirë”- Ngjela krah Kurtit, paralajmëron për këtë gjë!

Nga: M.L. Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 12:16
Spartak Ngjela

Ditë më parë, i dërguari amerikan për misione të veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra në publik, derisa mendimtarët për këtë çështje mund të thuhet se janë ndarë në dy kampe.

Deklaratën e Grenelli-it e ka komentuar në një emision televiziv avokati Spartak Ngjela, i cili e ka konsideruar kryeministrin Albin Kurti si më kombëtar se sa që “duhet”.

“Kurti duhet të qëndrojë, Kurti nuk ka ndonjë vlerë të madhe intelektive në kuptimin gjenial, është një intelektual, por është patriot. I vetmi defekt që ka ai është më shumë kombëtarisht sesa ç’duhet”, u shpreh Ngjela.

Për avokatin, nëse të sulmon Grenelli je në një pozicion të mirë. Ai rikujtoi me këtë rast përpjekjet për ndërrimin e territoreve.

Sipas tij, me një figurë si Grenelli, presidenti Trump do të dështojë në Ballkanin perëndimor.

“Po të sulmoi Grenelli je në pozicion të mirë. Grenelli është me Moskën, ai e bëri gjithë trazirën, donte të bënte edhe ndërrimin e territoreve etj, donin të hiqnin veriun e Kosovës dhe të merrnin ca fshatra andej. Kjo çështje do të thotë votë, nuk do të thotë fjalët e Grenell, pse Grenelli konkuron atje? Kosova është shtet i pavarur.

Nëse do vazhdojë me atë, Trump-i do të dështojë në Ballkanin perëndimor, nuk diskutohet”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat